Molliqaj përplaset me Gashin: Po flet sikur dikush në një shitore fshati

Prishtinë | 16 Qer 2021 | 20:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka debatuar në emisionin Pressing në T7 me avokatin Tomë Gashi.

Gashi po fliste për paraqitjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel, duke thënë se është paraqitja më e mirë e ndonjë përfaqësuesi të Kosovës në dialogun me Serbinë. Ai ndërkohë tha se Kurti nuk ka nevojë që t’i japë llogari BE-së apo SHBA-së për kërkesat e tij dhe shtoi se ai nuk mund të shantazhohet.

Këtu reagoi Molliqaj duke thënë se analiza e Gashit nuk vlen.

“Toma po flet sikur dikush në një shitore fshati. Aq ka rëndësi per mua komenti i tij. Nuk mund të diskutosh me njerëz të këtillë”, tha ai.

Tutje ai shkoi më tej duke i thënë Gashit se po i laritet Kurtit.

“Laritja ndaj Kurtit është e gërditshme. Une të njoh mirë Tomë”, tha ai.

Gashi iu kundërpërgjigj Molliqajt pas këtyre fjalëve.

“Ky është niveli yt. A flet ti kështu. Edhe unë ty të njoh.”, tha Gashi.

Molliqaj më vonë shtoi se Kurti do të sjellë pasoja për Kosovën me paraqitjet e tij në Bruksel.

Të ngjashme