Molliqaj: Popullizmi autoritar i Kurtit, pasqyrim i përpiktë i Hungarisë së Orbanit

Prishtinë | 06 Maj 2021 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se kryeministri Albin Kurti është pasqyrim i liderit të Hungarisë Viktor Orban.

Molliqaj veprimet e Kurtit thotë se janë manipuluese.

Postimi i plotë:

Popullizmi autoritar i Kurtit, pasqyrim i përpiktë i Hungarisë së Orbanit.

Kurti, në ditët e para të qeverisjes fillon investimin në zgjerim, thellim e betonim të pushtetit. Ai propozoi ndryshim të ligjit të zgjedhjeve ashtu që të hiqet balotazhi. Pra, një raund të zgjedhjeve “ëinner takes it all”. Po të njëjtën gjë, në vitin 2012, e kishte arritur ta bënte Orban në Hungari. Kështu siguronte fitore, rriste dhe koncentronte pushtetin e tij, e rrjedhimisht zhbënte demokracinë haptazi në emër të “demokracisë”.

Karakteristikë kyçe e popullistëve është fakti që me marrjen e pushtetit fillojnë ndërhyrjet e para në Ligjin për Zgjedhje dhe zgjedhjet në përgjithësi. Kështu manipulojnë e korruptojnë institucione të zgjedhjeve dhe ndërtojnë hapësirën për të arritur pushtetin absolut nën pretekstin e zgjedhjeve të lira e demokratike.

Është po i njëjti rrezik që po e kanos Kosovën sot. Një ndërhyrje e tillë e përçudnuar mbi demokracinë nuk duhet të kaloj pa rezistencë.

Të ngjashme