Molliqaj: Procesi po bazohet në dy shitës ambulantivë

Prishtinë | 18 Jan 2017 | 13:54 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vetëvendosje këmbëngul se procesi ndaj aktivistëve të këtij subjekti politik, që akuzohen për “sulm terrorist” ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, është i montuar dhe i pabazë.

Dardan Molliqaj, Sekretar Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një konference për media, tha se i tërë ky proces bazohet në 2 dëshmitarë të cilët, sipas tij, janë shitës ambulantë dhe të njëjtit në vende tjera nuk do të konsideroheshin si dëshmitarë kredibilë.

“I tërë procesi ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes është i bazuar në dy dëshmitarë të cilët pretendojnë që kanë dëshmitë e tyre të cilët janë shitës ambulantivë që i ikin taksave e që në shtetet tjera s’do të mund të merreshin si kredibilë”,  tha Molliqaj.

Ai tha se Dehari ka vdekur dhe deri më tani nuk ekziston asnjë dëshmi që ishte pjesë e kësaj “dhe është arrestuar vetëm se ishte shok me Egzonin dhe Atdheun”.

Molliqaj tha më tej se përgjegjësit e këtij rasti do të përfundojnë “prapa grilave”.

Ai tha më tej se “persona të tjerë kanë qenë të dyshuar për këtë rast për tri javë resht” dhe pastaj “përnjëherë lënda është drejtuar drejt aktivistëve të Vetëvendosjes dhe ata janë arrestuar brenda tri ditëve”.

Sekretari organizativ i Vetëvendosjes ka thënë se në ditët në vazhdim do të paraqesin fakte të tjera që dëshmojnë pafajësinë e aktivistëve të tyre.

Molliqaj konfirmoi se seanca e radhës ndaj aktivistëve të arrestuar do të mbahet më 25 janar dhe tha se presin që të hidhet poshtë aktakuza.

Të ngjashme