Molliqaj: Puna e parë – largimi i PDK-së nga pushteti

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 18:28 | Nga

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Molliqaj, është shprehur i sigurt se do ta luftojnë korrupsionin dhe do ta zhvillojnë ekonominë e vendit.

Por, këto sipas tij, nuk arrihen me PDK-në në pushtet.

“Prandaj largimi i PDK-së nga pushteti është detyra jonë e parë”, ka shkruar Molliqaj në profilin e tij në “Facebook”.

Këto komente ai i ka bërë pas zgjedhjes së strukturave drejtuese të Partisë Socialdemokrate, në të cilën kanë aderuar Molliqaj dhe 11 kolegë të tij deputetë që i përkisnin Vetëvendosjes, sikurse edhe kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili u zgjodh në krye të PSD-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme