Molliqaj: Pushteti deshi ta pengojë regjistrimin e VV-së si parti

Prishtinë | 12 Maj 2017 | 12:11 | Nga

Sekretari Organizativ i Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se regjistrimi i kësaj lëvizjeje në parti politike është sfida e radhës që ata kanë kaluar.

Sipas tij, pushteti u munduar që t’i pengojë, “në mënyrë që të mos kemi të drejtë për të bërë koalicione”.

“Regjistrimi i Lëvizjes si parti politike është sfida e radhës që e kaluam. Kundërshtarët na thanë që nuk do të mund të regjistrohemi për shkak se jemi për bashkim kombëtar. Pushteti tentoi ta ndalojë regjistrimin tonë si parti, në mënyrë që të mos kemi të drejtë për të bërë koalicione”, ka shkruar Molliqaj, në faqen e tij në Facebook.

“Por e vërteta është që ne po fitojmë, me koalicione dhe me bashkim kombëtar. Asgjë nuk do ta ndalë fitoren e VETËVENDOSJE!-s”, ka shkruar Molliqaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme