Molliqaj: Rritja e Vetëvendosjes fakt i pamohueshëm

Prishtinë | 24 Dhj 2016 | 18:33 | Nga

Daradan Molliqaj, sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosjes, ka komentuar sondazhin e Institutit Demokratik të Kosovës, që e rëndit LVV-në si partinë e parë për nga pëlqyeshmëria mes të rinjve..

Në këtë sondazh të KDI-së, Vetëvendosjes del e para me 27 për qind, kurse e dyta Partia Demokratike e Kosovës me 20 për qind. Në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 13 për qind, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kanë secila nga shtatë për qind.

Prandaj Molliqaj, në llogarinë e tij në Facebook. shkruan se rritja e Vetëvendosjes është e pamohueshme, prandaj po hesht edhe PDK-ja edhe LDK-ja.

“Kur disa muaj më parë një sondazh kredibil e renditi Vetëvendosjen si subjektin e dytë më të pëlqyer në Kosovë, LDK dhe PDK nuk reshtën së sulmuari sondazhin. Sot kur një sondazh tjetër i një organizate të Shoqërisë Civile po e nxjerr Vetëvendosjen si subjektin e parë më të pëlqyer nga votuesit e rinj që do të marrin pjesë për herë të parë në zgjedhje, këto dy subjekte kanë heshtur dhe nuk po flasin”.

“Rritja e madhe e Vetëvendosjes është bërë fakt i pamohueshëm dhe me gjasë kjo është arsyeja pse sot LDK dhe PDK nuk folën asnjë fjalë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme