Molliqaj: Shqetësuese që Veseli e Thaçi s’janë pjesë e të akuzuarve në rastin “Pronto”

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 17:11 | Nga

Deputeti i Grupit të Pavarur të Deputetëve, Dardan Molliqaj ka thënë se ngritja e aktakuzës ndaj disa prej prjesëtarëve të klanit Pronto është lajm i mirë.

Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ajo që është tejet shqetësuese në këtë rast është se shefat e klanit Pronto, pra Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, nuk janë pjesë e aktakuzës.

Postimi i plotë:

Ngritja e aktakuzës ndaj disa prej pjesëtarëve të klanit Pronto është lajm i mirë për vendin.

Por, ajo që është tejet shqetësuese në këtë rast është se shefat e klanit Pronto, pra Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, nuk janë pjesë e aktakuzës anipse në përgjimet e publikuara kuptohet qartazi që Adem Grabovci është vetëm zbatues i urdhërave të tyre.

PDK-ja që ka keqqeverisur me vendin nga viti 2007 duhet të largohet nga Qeveria sa më shpejtë dhe të gjithë të korruptuarit të hetohen nga organet e drejtësisë. Jo vetëm për t’i përmbushur kriteret për liberalizim të vizave, por për ta zhvilluar vendin tonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme