Molliqaj: Siç thoshte vetë Kurti, ai që e shkel Kushtetutën është super-kriminel

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka theksuar se Gjykata Kushtetuese e shpalli si antikushtetues vendimin e qeverisë për të kufizuar lirinë e lëvizjes së qytetarëve.

Ai ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese shpërfaqi anën e rrezikshme të Kurtit në pushtet.

“Pra, siç e thoshte dikur Kurti, ai që shkel kushtetutën është super-kriminel. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese po ashtu shpërfaqi anën e rrezikshme të Kurtit në pushtet; Ai është i gatshëm që të merr vendime antikushtetuese vetëm e vetëm që të mbaj pushtetin dhe të fitoj betejën për protagonizëm në mes të vetes dhe Thaçit”.

“Mendësia e tillë autoritariste, që i jep vetes të drejtë mbi të tjerët vetëm pse sepse vetja konsiderohet si burimi i vetëm së drejtës, është e rrezikshme dhe duhet të luftohet në çdo nivel, para se të përmbys institucionet tona. Prandaj, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar këtë vendim është i drejtë dhe i domosdoshëm”, ka shkruar lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Të ngjashme