Molliqaj: Sistemi i drejtësisë i kapur nga klani Pronto

Prishtinë | 23 Maj 2019 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka komentuar videon e cila ka qarkulluar në media ku thuhet se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka marrë 200.000 euro nga një biznesmen.

Lidhur me këtë Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se përkundër që kjo video po sillet tash e gjatë vite në sirtarët e institucioneve tona të drejtësisë, Kadri Veseli nuk është gjykuar e as ftuar asnjëherë për intervistim në gjykatë.

“Kjo dëshmon atë që e themi tash e shumë vite me radhë; sistemi i drejtësisë në Kosovë ka qenë dhe vazhdon të mbetet i kapur nga klani Pronto”, ka shkruar Molliqaj.

Postimi i plotë:

“Tash u kuptua se videoja që po qarkullon nëpër media ku thuhet qartë se Kadri Veseli i ka marrë 200 000 euro nga një biznesmen, ka gjashtë vite që sillet nëpër sirtarët e institucioneve tona të drejtësisë.
Përkundër kësaj, Kadri Veseli lëre më që nuk është gjykuar apo dënuar, por ai nuk është ftuar as edhe njëherë në gjykatë për tu intervestuar lidhur me këtë rast.
Kjo dëshmon atë që e themi tash e shumë vite me radhë; sistemi i drejtësisë në Kosovë ka qenë dhe vazhdon të mbetet i kapur nga klani Pronto.
Kosovës i duhet urgjentisht vetingu në sistemin e drejtësisë. Vetëm në këtë mënyrë mund t’i sjellim para drejtësisë të gjithë ata që janë të përfshirë në afera kriminale dhe korruptive në vend.” 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme