Molliqaj: Sondazhi tregon se VV-ja do t’i fitojë zgjedhjet

Prishtinë | 21 Mar 2017 | 13:01 | Nga

Lëvizja Vetëvendosja do të dilte partia e parë nëse zgjedhjet parlamentare. Të paktën ky është rezultati që ka dal nga një sondazh të realizuar nga kompania vendore në të cilën Vetëvendosje ka paguar për pyetjet e dërguara 1600 euro.

Dardan Molliqaj sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje gjatë prezantimit të këtij sondazhi tha se ky është një sondash profesional.

Në sondazhin e realizuar nga data 3 -12 mars në pyetjen se “Nëse zgjedhjet do të mbahen këtë të diel”, Vetëvendosje ka dal partia e parë me 20.8 për qind, PDK, 18.4 për qind, LDK 16.14 për qind, AAK 11.5 për qind AKR,4 për qind etj.

Sipas Molliqajt në këtë sondazh janë anketuar 1200 persona, ndërsa efkitve janë marr 1065.

Sipas tij, Vetëvendosje është partia e parë edhe si zgjedhje e dytë nga votuesit.

Ai ka thënë se ky rezultat nuk garanton të njëjtin në zgjedhje, por ka thënë se rritja e Vetëvendosjes ka ndodhur për shkak të zhvillimeve në vend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme