Molliqaj takohet me ministrin e Ekonomisë dhe Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 13:14 | Nga

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, bashkë me një delegacion nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka takuar ministrin e Ekonomisë dhe Financave të Republikës së Shqipërisë, Arben Ahmetaj.

Gjatë këtij takimi u bisedua për nevojën e thellimit të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, e me theks të veçantë për rezolutat e fundit të votuara në Kuvendin e Kosovës, zbatimi i të cilëve lehtëson komunikimin dhe qarkullimin mes qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ministri Ahmetaj shprehu vullnetin dhe vendosmërinë e tij që unioni doganor ndërmjet të dy republikave të bëhet sa më parë. Po ashtu ministri dha mbështetje edhe për heqjen e roamingut ndërmjet të dy republikave në kohë sa më të shpejtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme