Molliqaj thotë se Kurti po i vardiset Thaçit për pushtet

Prishtinë | 21 Kor 2019 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga Partia Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po i vardiset Presidentit Hashim Thaçi për pushtet.

Sipas tij, inati personal i Kurtit ndaj PSD-së e ka sjellë në pikën ku Thaçit i drejtohet me respekt dhe ia njeh autoritetin presidencial.

“Por bash karakteri i tillë inatçor do ta lë të vetmuar e për toke. Sado le t’i vardiset Thaçit për pushtet”.

“Shumë mirë qe po afrohen zgjedhjet dhe do ta shohim aty fuqinë e secilit. PSD do të jetë befasia e këtij procesi (e për parashikuesit e izoluar, dëshpërimi i jetës)”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të deputetit Molliqaj në Facebook.

Inati personal i Kurtit ndaj PSD-së e ka sjellur në pikën ku Thaçit i drejtohet me respekt dhe ia njeh autoritetin…

Gepostet von Dardan Molliqaj am Sonntag, 21. Juli 2019
https://www.facebook.com/dardan.molliqaj.10/posts/645607692607033

Të ngjashme