Molliqaj: VV-ja po shpifin, as në debate s’po dalin

Prishtinë | 03 Tet 2019 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet në Kunvendin e Kosovës, nga Partia Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, përmes një postimi ka pranuar se krejt atë cfarë ka thënë për Lëvizjen Vetëvendosje, ka qenë e vërtetë,

Sipas tij, VV, kanë tentuar të shpifin e të shmangen, por që e vërteta po iu del sheshit.

Në postimin e bërë në profilin e tij në “Facebook”, Molliqaj tha se Kosovës i duhet koalicioni i fitorës AAK-PSD.

Ky është postimi i plotë:

Krejt çfarë kam thënë për VV-në dhe njerëzit e saj ka qenë e vërtetë. Kanë tentuar të shpifin e të shmangen. Në fund as në debate spo dalin. Por e vërteta po iu del sheshit. Edhe për Glauk Konjufcën që ishte SHIK, e edhe për Albinin që mori para nga Devollët.

Do ta them të vërtetën vazhdimisht, sado e vrazhdë që i duket dikujt. Sepse ata që shpifin e ua mveshin të tjerëve gjërat që i kanë bërë vetë, janë të rrezikshëm për Kosovën. E Kosova nuk e ka luksin ta largojë nga pushteti një PDK, për me e sjellë në pushtet një PDK 2.0 (VV).

Kosovës i duhet koalicioni i ynë fitores që guxon të marrë vendime të mëdha dhe ta zhvillojë vendin.

119 – AAK/PSD
90 – Dardan Molliqaj

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme