Molliqajt i kërkohet dorëheqja nga posti i deputetit

Prishtinë | 12 Pri 2019 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, i ka kërkuar deputetit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, të japë dorëheqje nga posti i deputetit, pas deklaratës së Fadil Lepajës.

“Pas deklaratës së Fadil Lepajës, i kërkoj publikisht Dardan Molliqajt të jep dorëheqje nga posti i deputetit!”, ka shkruar Haxhiu.

Kujtojmë se pas deklaratave të Molliqajt se deputeti Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut, e ndër të tjera ka qenë edhe Fadil Lepaja, rekrutues, ky i fundit e mohoi.

“Sapo mora vesh, për veten time, gjëra të cilat nuk i kam ditur! Pas interesimit të gazetarëve rreth (pa)vërtetësisë së deklaratave në Kuvendin e Kosovës,, dhe për të i kursyer nga lodhja gjithë të interesuarit, po e shfrytëzoj profilin tim, të deklarohem rreth kësaj “çështjeje”: “Me përgjegjësi të plotë penale, dhe morale, deklaroj se kurrë në jetën time, nuk kam qenë pjesëtar as bashkëpunëtor, me vetëdije, e besoj as pa vetëdije, i Shërbimit Informativ të Kosovës. “Më vjen keq që emri im qenka keqpërdorë në debate, në të cilat nuk kam interes dhe e kam nën dinjitet të përfshihem. Ju falënderoj për mirëkuptim!”, ka shkruar Lepaja në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme