Momenti kur deputeti i LDK-së i vërsulet kryetares Vjosa Osmani (VIDEO)

Prishtinë | 11 Kor 2020 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur në mesnatë që ka hapur rast në polici ndaj deputetit Xhavit Ukaj.

Ukaj i ishte vërsulur Osmanit në seancën e së premtes. Pas tollovisë së krijuar, Osmani e ndërpreu seancën.

“Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici. Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Ajo ka thënë se Kuvendi vazhdon punën të hënën prej orës 14:00. Vendimin e ka marrë kryesia e Kuvendit.

“Ka tema të rëndësishme me të cilat duhet të merremi, siç është menaxhimi i pandemisë. Nuk lejoj asnjë person të papërgjegjshëm të më pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare”, ka shkruar Vjosa Osmani.

Të ngjashme