Moret: Falë edhe diasporës, Zvicra është ndër investitorët më të mëdhenj në Kosovë

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 16:48 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se vizita e  Presidentes e Këshillit Kombëtar Zviceran, Isabelle Moret, është riafirmim i marrëdhënieve mes dy vendeve, raporton Ekonomia Online

Osmani gjatë konferencës së përbashkët me Moret, tha se u diskutua edhe për dialogun me Serbinë dhe menaxhimin e pandemisë, ku Zvicra do të ndihmojë Kosovën në këtë drejtim.

“Diskutuam për rolin e jashtëzakonshëm qe luan mërgata jonë në Zvicër, jo vetëm për suksesin e tyre, por se si mund të shërbejnë si urë lidhëse. Ne diskutuam edhe për bashkëpunimin ndërparlamentar, diskutuam për situatën me covid-19, dhe ajo ofroj ndihmën e Zvicrës dhe diskutuam edhe për procesin e dialogut Kosovës-Serbi që është i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës”, tha Osmani.

Presidentja e Këshillit Kombëtar Zviceran, Isabelle Moret, tha se Kosova është një ndër vendet me prioritare për investime nga Zvicra.

“Jam e nderuar që mirëpritem këtu gjatë kësaj kohe, ju e thatë se Zvicra ka një diasporë nga 180-200 mijë kosovarë që jetojnë në Zvicër dhe ata investojnë në Kosovë, ata marrin pjesë në jetën politike në zvicër. Falë kësaj diasporë Zvicra është e dyta më i madh si investitor në Kosovë. Kosova është për ne një nder vendet priroitare për zhvillim dhe kemi gjysma miliard franga që janë investuar në Kosovë”, tha ajo.

Të ngjashme