Moscertifikimi i Kurtit – Hoti: Askush që ka problem me ligjin s’mund të marrë post publik

Prishtinë | 27 Jan 2021 | 12:12 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se sot kishte takim me të gjitha sindikatat dhe se kreu i sindikatës së sektorit privat, Jusuf Azemi s’ishte i pranishëm, raporton Ekonomia Online.

Hoti këtë e ka thënë si përgjigje ndaj Azemit i cili për Ekonomia Online, ka thënë se kryeministri ishte vonuar 15 minuta dhe se ai nuk e ka pritur.

“Kam pasur takim me të gjitha sindikatat e sektorit publik, por me sa pash ai nuk ishte në takim. Ne diskutuam për të gjitha kërkesat e tyre dhe i kemi trajtuar një nga një dhe ministrat kanë marrë kërkesat e tyre që në bazë të mundësive buxhetore tu ndalim në ndihëm. Ndërsa kemi diskutuar edhe për sektorin privat”, tha Hoti, pas homazheve në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit.

Hoti ka folur edhe për moscertifikimin e Albin Kurtit, për deputetë dhe nëse këtë e sheh mangësi.

“Vendimet e organeve të drejtësisë duhet të respektohen. Dëshira ime është të ballafaqohem me të gjithë kandidatët për kryeministër, të gjithë ata që garojnë duke i përmbushur ligjet. Është e qartë, gjithkush që ka problem me ligjin s’mund të kërkojë post publik dhe s’mund të dalë para qytetarëve”, ka thënë ai pas homazheve në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se s’ka ndonjë  pajtueshmëri me ushtruesen e detyrës së Presidentes Vjosa Osmanin për emërimin e shefit të AKI-së.

Të ngjashme