Moska: Prishtina po përpiqet ta prishë stabilitetin në Ballkan

Prishtinë | 18 Tet 2019 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Jashtme ruse ka theksuar se administrata e Prishtinës po përpiqet të ndërhyjë në zonat me popullsi serbe dhe kësisoj ta dëmtojë stabilitetin në Ballkan.

Në të njëjtën kohë, Moska i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të dënojë lëvizjet siç thuhet të  “forcave radikale në Kosovë dhe shkeljen e parimeve dhe standardeve themelore të të drejtave të njeriut të miratuara nga bota e civilizuar”, raporton agjenica ruse e lajmeve “Tass”.

“Ne besojmë se lëvizjet e ndërmarra nga administrata e Kosovës janë një vazhdim i politikës së tyre të hapur që synon rritjen e tensioneve etnike në rajon, të cilat mund të kërcënojnë stabilitetin në Ballkan”, thuhet në deklaratë, transmeton Klan Kosova.

Ky reagim i Rusisë vjen dy ditë pas arrestimeve në veri lidhur me rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme