Mospajtimet për rolin e presidentit mbysin nismat për konsensus

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 08:01 | Nga Ekonomia Online

Në prag të dështimit gjendet edhe përpjekja e radhës për arritjen e konsensusit mes partive në pushtet dhe një pjese të opozitës rreth dialogut me Serbinë.

Kjo çështje tani ka mbetur nën hijen e votimit të pakos së ligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri, që është paralajmëruar të ndodhë më 14 dhjetor, shkruan sot Koha Ditore.

Mungesa e një përgjigjeje nga ana e PDK-së, që ka shprehur skepticizëm për momentin, e ka nxjerrë nga agjenda votimin e dy dokumenteve të propozuara nga opozita.

PSD-ja bashkë me Alternativën në opozitë, por edhe me mbështetjen e Nismës Socialdemokrate të Limajt, i kanë përcjellë në Kuvend ndryshimet në Projektrezolutën e sponsorizuar. Por këto dokumente nuk janë futur në procedurë, për shkak të mosarritjes së konsensusit brenda partnerëve. Dhe kjo nuk pritet të bëhet pa mbaruar punë me Ushtrinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme