Mospajtimi Kurti-Borrell për referendumin e Serbisë, Raci: Nuk po lejohet të cenohet sovraniteti

Prishtinë | 13 Jan 2022 | 12:21 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qëndrimi kundër i kreut të Qeverisë Albin Kurti për organizmit të referendumit të Serbisë në Kosova po vlerësohet si veprim i duhur nga, analisti politik Gazmir Raci.

Ai i tha Ekonomia Online se është hera e parë që një kryeministër nuk po e lejon që të cenohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës.

Krejt kjo duke iu referuar edhe pohimit të Kurtit se i ka bërë të ditur Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, që serbët me shtetësi të dyfishtë do të lejohen të votojnë vetëm me postë apo në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë, por jo në ndonjë formë tjetër.

Ndonëse ky i fundit ka thënë se mbajtja e referendumit duhet të lejohet, duke bërë kështu që kjo të jetë përplasja e dytë me Kurtin, ngase e para kishte nisur për themelimin e asociacionit.

“Konsideroj se nuk duhet lejuar askush që një referendum i tillë të mbahet në Kosovë. E para ne ende nuk e kemi njohjen formale nga ana e Serbisë, karshi statusit përfundimtar të Kosovës që është pavarësia e shtetit dhe funksionaliteti i saj. Andaj në kushte të tilla çfarë jemi tani nuk duhet lejuar që një gjë e tillë të ndodh në Kosovë”.

Madje ai thotë se Bashkimit Evropian, siç ka bërë në vazhdimësi duhet të luaj rolin e ndërmjetësuesit në mënyrë që palët të mos acarohen ndërmjet vete.

“Bashkimi Evropian gjithmonë ka luajtur rolin e ndërmjetësit, lehtësuesit edhe natyrisht të zgjidhjeve të mundshme që kënaq të dyja palët. Në këtë rast nuk ka çka me luajtur rol, për shkak që janë institucionet e vendit ato që kanë vendosur që një gjë e tillë të mos ndodh”.

Ish-këshilltari në Ministrinë për Dialog thotë se nëse nuk është marrë leje në institucionet e Kosovës atëherë mbajtja e çfarëdo referendumi është e jashtëligjshme, raporton EO.

“Në çdo pjesë apo territor të Kosovës nëse zihen duke votuar, Policia duhet të veproj dhe t’i ndaloj”.

“Qytetarët serb të Kosovës me dy shtetësi, kanë forma të tjera që ata munden me e shpreh vullnetin e tyre përmes votës e që njëra prej tyre është votimi përmes postës ose në e kanë edhe zyrën ndërlidhëse në Prishtinë, dhe aty do të mund të votohej, siç rëndom bëjnë në të gjitha shtetet”.

Të ngjashme