Motra e Shpejtim Bulliqit punësohet në AKP

Prishtinë | 06 Kor 2022 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Nga gjashtë konkurset e hapura për vetëm një ditë për ‘ofrues të shërbimeve’ me kontratë mbi vepër nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, u punësua edhe motra e Shpejtim Bulliqit, kryetarit të komunës së Podujevës nga Lëvizja Vetëvendosje.

Partia në pushtet jo vetëm që nuk po ndalë punësimet familjare siç kishte premtuar gjatë fushatës e për të cilat ishte kritikuesja më e madhe por edhe po i vazhdon ato në mënyrë masive, raporton Gazeta Infokus.

Kësaj radhe, është Egzonë Bulliqi, motra e kryetarit të Podujevës që u punësua në AKP duke u renditur e dyta në konkursin e shpallur me gjithsej 87 pikë.

Të ngjashme