MPB: Çekia do ta përkrah Kosovën për liberalizim vizash

Prishtinë | 15 Maj 2019 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, priti në takim zëvendës-ambasadorin e Republikës Çeke, Dushan Kralik dhe Atasheun Policor pranë Ambasadës së Republikës Çeke në Tiranë, Adriatik Shino.

Në këtë takim, siç bën të ditur kumtesa, ministri Mustafa prezantoi të arriturat në fushën e sigurisë si dhe mbi punët që do të pasojnë në të ardhmen.

“Gjithashtu, në takim u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm policor ndërmjet dy vendeve, u diskutua lidhur me marrëveshjet e reja që do të forcojnë bashkëpunimin edhe më tutje si dhe për njohjen reciproke të patentë-shoferëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Tutje, thuhet se delegacioni i Republikës Çeke premtoi angazhimin për Kosovën sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave, e gjithashtu edhe lidhur me aplikimet e Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme