MPB-ja sot shënon Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 08:08 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 Qershorit, ministri i Punëve të Brendshme, z.XhelalSveçla i shoqëruar nga Policia e Kosovës, sot, duke filluar nga ora 9:30, do të vizitojë Qendrën Klinike Universitare, përkatësisht Repartin e pediatrisë.

Më pas, vizita e ministrit Sveçla do të vazhdojë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, duke filluar nga ora 14:00.

AKSP-në do ta vizitojnë nxënës të shkollave fillore të Vushtrrisë, të cilët do të njoftohen më për së afërmi me ambientet e Akademisë dhe punët e përditshme të Policisë së Kosovës.

Ftohen mediat të marrin pjesë!

Të gjitha aktivitet do të mbahen duke respektuar masat e reja të Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalim të shpërndarjes së Covid-19.

Të ngjashme