MPB-ja me ushtrues detyre që nga viti 2011

Prishtinë | 30 Qer 2018 | 08:17 | Nga

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon të mbajë jashtëligjshëm 46 pozita me ushtrues detyre. Edhe pse në Ligjin për shërbimin civil të Republikës së Kosovës precizohet se për plotësimin e pozitës së lirë në shërbimin civil, ushtruesi i detyrës nuk mund të emërohet më gjatë se tre muaj, kjo ministri mban pozita të tilla që nga viti 2011, shkruan sot Koha Ditore.

Vetëm në Ministri janë 10 pozita që mbahen me ushtrues detyre, prej të cilave një pozitë nga viti 2014, katër pozita nga viti 2015 dhe dy nga viti 2016.

Në Agjencinë e Regjistrimit civil, e cila është në kuadër të kësaj ministrie ka 11 pozita me ushtrues detyre, dy prej të cilave nga viti 2011, dy nga viti 2015 dhe një nga viti 2016. Edhe Policia e Kosovës mban 15 pozita me ushtrues detyre, një nga viti 2014 dhe tri pozita nga viti 2016.

Të ngjashme