MPB: Kemi dërguar SMS në gjuhën serbe si fushatë për targat, deri tani janë regjistruar 18 vetura

Prishtinë | 25 Tet 2022 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi, në një përgjigje për Gazetën Express ka konfirmuar se Ministria e Punëve të Brendshme sot ka nisur fushatën për çështjen e tabelave ilegale, pra largimit të tyre dhe regjistrimit të veturave me tabela të Republikës së Kosovës. Ajo ka thënë se kjo po bëhet përmes mesazheve telefonike dhe fletushkave.

Fetoshi ka thënë se serbët janë njoftuar përmes SMS në gjuhën serbe, për mundësinë e ofruar për regjistrimin e veturave të tyre me tabela RKS.

‘Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të fushatës informuese mbi procesin e regjistrimit të mjeteve motorike me tabela legale RKS dhe largimit të tabelave ilegale, sot ka nisur fushatën e komunikimit elektronik, duke i’u nisur secilit abonent nga një SMS dhe ka vazhduar me shpërndarjen e fletushkave. Përmes kësaj ne po vazhdojmë fushatën tonë me qëllim të informimit të secilit qytetarë për procedurat dhe lehtësimet të cilat dalin nga ky proces duke lehtësuar kështu qasjen e tyre në informacion përmes komunikimit me SMS në gjuhën serbe. Gjithashtu, për të gjithë të interesuarit ne kemi ofruar edhe numrin telefonik pa pagesë 0800 GO-RKS (0800 46 757)”, ka thënë ajo për Express.

Ajo ka thënë se deri tani janë regjistruar me targa të Republikës së Kosovës 18 vetura. Gjashtë nga rajoni i Gjilanit, 7 nga Mitrovica, tri nga Prizrenit dhe 2 nga Prishtina.

“Gjersa fushata për informim po vazhdon, ditëve të fundit është rritur interesimi i qytetarëve për regjistrim të veturave dhe kthimit të targave në RKS dhe numri i regjistrimeve të mjeteve motorike ka arritur në 18 sosh. Nga Regjioni 06 – kemi 6 automjete, nga Regjioni 02- kemi  7 automjete, nga Regjioni 04  – kemi 3 automjete dhe nga Regjioni 01 – kemi 2  automjete”, ka shtuar ajo.

Nga MPB thonë se sundimi i ligjit është prioritet dhe se fushata do të vazhdojë nëpër gjithë Kosovën deri më 31 tetor kur edhe përmbyllet ky proces.

“Liria e lëvizjes, barazia por edhe sundimi i ligjit mbeten prioritete tona. Ndërkohë, ne do të vazhdojmë fushatën intensive anëmbanë Kosovës që deri me 31 tetor ky proces të përmbyllet.”, ka përfunduar ajo.

Sot për çështjen e dërgimit të SMS në tek serbët që jetojnë në Kosovë ka folur kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë.

Të ngjashme