MPB takim me kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Këshillin Ekzekutiv të Forumeve të Sigurisë në Bashkësi të Republikës së Kosovës mbajtën takimin e fundit për vitin 2018. Në këtë takim u diskutua për kapacitetet operacionale, sfidat si dhe rekomandimet për ngritjen e rolit të forumeve të sigurisë në bashkësi.

Takimin e hapi ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, i cili theksoi se qëllimi ynë është të fuqizojmë rolin e forumeve të sigurisë në bashkësi, që të shërbejnë si një qendër dinamike e cila do të ndihmojë në planifikimin e politikave parandaluese, dhe pro-aktive me bazë tek qytetari.

“Njeri ndër prioritet e Republikës së Kosovës është siguria, për çka Qeveria ka një angazhim të vazhdueshëm për krijimin dhe ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e saj”, theksoi ministri Mustafa.

Ministri Mustafa theksoi se me Strategjinë për Siguri ne Bashkësi, si dhe Strategjinë e Policimit në Bashkësi, siguria e qytetarit është bërë prioritet për Institucionet e vendit dhe njëkohësisht mundëson partneritet përmes vetëdijesimit dhe adresimit të çështjeve të sigurisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme