MPJ: Deklaratat e Ivica Daçiq, lojëra të pista – Grenada nuk ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës

Prishtinë | 04 Nën 2018 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Pas deklaratave të lëshuara nga Ivica Daciq se Grenada ka tërhequr njohjen e Kosovës, në një prononcim për klankosova.tv, nga zyra e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Kosovës, këto pretendime po konsiderohen vetëm lojëra të pista nga ana e shefit të diplomacisë serbe.

Deklaratat e tilla i ka quajtur të pavërteta zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Rejhan Vuniqi derisa theksoi se MPJ e Kosovës është në kontakt të vazhdueshëm me shtetet për të cilat pretendon Daçiq se kanë tërhequr njohjen, njofton Klan Kosova.

”Asgjë nuk ka të vërtetë nga ato çka i deklaron Daçiq”.

”Është e vërtetë që ai ndodhet aty dhe po i takon homologët e tij, por deklaratat e tij për tërheqjen e njohjes nuk janë të vërteta, njësoj sikur ata të mëparshmet”.

”Edhe ne jemi ne kontakt me këto shtete dhe dematojnë në mënyrë kategorike deklaratën e Daçiq për tërheqje të njohjes”.

”Këto lojëra të pista qe po luan ai duhet të ndalen dhe do të ndalen shumë shpejt nëse BE vërtet deshiron stabilizim të marrëdhënieve dhe marrëveshjen e paqes me Serbinë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme