MPJ e Rusisë: Ne gjithmonë ndihmojmë Serbinë për ta luftuar Kosovën

Prishtinë | 09 Shk 2017 | 10:27 | Nga

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Moska është në kontakt të vazhdueshme me Beogradin sa i përket eskalimit të situatës mes Serbisë e Kosovës, shkruan agjencia serbe e lajmeve Sputnik.

“Natyrisht se ne jemi në kontakte të vazhdueshme. Ndërveprimi me Beogradin është shumë intensiv, sidomos në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me luftimin e Kosovës që t’i pamundësojmë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, ka thënë, Alexander Botsan-Kharchenko, drejtor në Departamentin për Evropën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë.

Botsan-Kharchenko shtoi se Beogradi luan rrolin kryesor në këto përpjekje kundër Kosovës, ndërsa Rusia asiston gjithmonë.

Diplomati rus po ashtu ka lavdëruar “shpirtin konstruktiv, siç e ka quajtur ai, të Qeverisë së Serbisë për uljen e tensioneve në Veri të Kosovës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme