MPJ-ja i trash emërimet me çelës politik

Prishtinë | 05 Shk 2019 | 08:21 | Nga Ekonomia Online

Parregullsi dhe shkelje të shumta ligjore e kanë shoqëruar një valë emërimesh e gradimesh në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Bazuar në dokumente, të cilat i ka siguruar gazeta, në një hulumtim disajavor, emërimet dhe avancimet kanë ndodhur pa u zbatuar procedurat dhe kriteret ligjore, jashtë Komisionit për Grada dhe Disiplinë, dhe në disa raste në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit.

Ministrit Behgjet Pacolli i ka ngecur edhe rokada diplomatike, duke mos guxuar t’i kthejë ata të cilët kanë lidhje politike ose familjare me drejtues të partive në pushtet.

Veç shkeljeve ligjore, MPJ-ja u ka dhënë poste diplomatëve pa ua krijuar vendin e punës. Koha Ditore i ka kontaktuar të apostrofuarit. Disa prej tyre kanë refuzuar të flasin për procesin, nën arsyetimin se ua ndalojnë rregulloret e brendshme.

Megjithëse në parim e kanë mohuar se janë avancuar në mënyrë të jashtëligjshme, ata kanë thënë se është MPJ-ja ajo që duhet të deklarohet në emër të tyre.

Të ngjashme