MPJ: Liberia rikonfirmon njohjen e Kosovës, hedh poshtë lajmet e rreme serbe

Prishtinë | 22 Qer 2018 | 13:57 | Nga

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka njoftuar se Qeveria e Republikës së Liberisë nëpërmjet një deklarate zyrtare për medie “ka hedhur poshtë raportet në disa media ndërkombëtare dhe sociale për revokimin e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Kosovës”, transmeton Ekonomia Online.

“….Liberia ishte njëri nga vendet e para, që njohu sovranitetin e Kosovës me 30 Maj 2008, pas shpalljes së deklaratës së Pavarësisë dhe mbetet e përkushtuar tek Deklarata e Përbashkët mbi Vendosjen e Marrëdhënieve Diplomatike. Të dy vendet vazhdojnë të gëzojnë besim të ndërsjellë dhe miqësi”, thuhet në deklaratën për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Liberisë, të cilën e përcjellë MPJ e Kosovës.

Ministria e udhëhequr nga Behgjet Pacolli vlerëson se kjo deklaratë është një dëshmi bindëse kundër lajmeve të rreme dhe propagandës së egër dhe të vrazhdë serbe kundër Kosovës, “ashtu siç​ u dëshmua me shtetin e Guinea Bissau, Ganën dhe vende të tjera”.

Kjo është deklarata për shtyp e publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Liberisë:

http://mofa.gov.lr/public2/2press.php?news_id=3108&related=7&pg=sp&sub=44

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme