MPJ pret datën nga kryeministri për mbledhjen e dy qeverive

Prishtinë | 25 Pri 2017 | 17:23 | Nga

Mbledhja e paralajmëruar e dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, për t’u mbajtur më 24 prill, është anuluar.

Arsyet zyrtare për anulimin e kësaj mbledhje nuk janë bërë të ditura deri më sot.

I kontaktuar nga Indeksonline, shefi i kabinetit të ministrit Enver Hoxhaj, Bashmir Xhemaj ka bërë të ditur se kërkesa për shtyrjen e kësaj mbledhje është bërë me kërkesë të kryeministrit Mustafa.

“Pas dakordimit për datën 24 prill ka pas një kërkesë nga zyra e kryeministrit për shtyrjen e mbajtjes së mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive për shkak të agjendës së kryeministrit Mustafa”, ka thënë Xhemaj.

Gjithashtu Xhemaj ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme është në pritje të një propozimi të ri për datën e mbajtjes së mbledhjes së radhës.

“Tani jemi në pritje të një propozimi të ri dhe roli i MPJ-së është sikurse është i përcaktuar me Partneritetin Strategjik dhe organizimin dhe përgatitjen e mbledhjeve”, ka përfunduar Xhemaj.

Duhet përkujtuar që mbledhja e fundit e dy qeverive është mbajtur me tre qershor të vitit të kaluar

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme