MPJ reagon për sulmin terrorist në Izrael ku mbetën të vrarë 5 persona

Prishtinë | 30 Mar 2022 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Jashmte të Kosovës, ka dënuar ashpër sulmet terroriste në Izrael ku mbetën të vrarë pesë persona.

Përmes një reagimi në Twitter MPJ ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

“Republika e Kosovës dënon fuqishëm sulmet terroriste në Israel që morën jetëra të pafajshme. Ne shprehim ngushëllimet tona për familjet e viktimave dhe gjithë popullit të Izraelit”, thuhet në reagim.

Ditën e djeshme, Një burrë arab vrau të paktën pesë persona në një periferi të Tel Avivit të martën, para se të ekzekutohej nga forcat e rendit.

Një video amatore, e transmetuar në televizionet izraelite, shfaqi një burrë të veshur me të zeza i cili u drejtonte armën personave teksa ecte në rrugë. Mediat lokale raportuan se atentatori ishte palestinez, nga një qyteti Jenin në Bregun Perëndimor.

Dëshmitarët thanë se ai nisi fillimisht të gjuajë në drejtim të ballkoneve të pallateve e më pas disa personave që po kalonin me makinë në rrugë.

Të ngjashme