MPJD me numra emergjent për t’ju përgjigjur nevojave të shtetasve kosovarë brenda dhe jashtë

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 19:19 | Nga Ekonomia Online

Virusi COVID-19 është shpërndarë gjithandej nëpër botë dhe shtete të ndryshme kanë marrë masa të ndryshme për të ngadalësuar përhapjen e tij, si dhe për të mbrojtur qytetarët e vet nga rreziku.

Republika e Kosovës është po ashtu e prekur nga ky virus, deri më sot (16 mars 2020) me 15 raste të konfirmuara. Qeveria e Republikës së Kosovës ka shpallur gjendje emergjente dhe kërkon nga secili qytetar të përfillë vendimet e saj, njëherësh po përpiqet që t’ju vije në ndihmë shtetasve të vet nëpër botë.

Nëse keni shenja a simptoma të dyshimta që u shkon mendja se kanë të bëjnë me virusin COVID-19, thirrni në qendrën e thirrjeve për informata të nevojshme, në numrin emergjent: 038 200 80 800

Për të gjithë ju, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka krijuar një listë me numra emergjent, për t’ju përgjigjur nevojave të shtetasve kosovarë, që ndodhen brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës.

NUMRAT EMERGJENTË

MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME DHE DIASPORËS
+383 44 427 191
+383 44 427 413
+383 44 427 453
+383 45 897 897
Shërbimi për apostilim & legalizim të dokumenteve trajton vetëm rastet emergjente: 038 200 77111

Të ngjashme