MPJD: Petkoviqi përdori gjuhë të urrejtjes dhe nxitëse, prandaj nuk u lejua të hyjë në Kosovë

Prishtinë | 03 Sht 2021 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, nuk u lejua të hyjë në Kosovë, pasi në tri vizitat e fundit në Kosovë ka përdorur gjuhë të urrejtjes dhe nxitëse.

Këtë e bën të ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për klankosova.tv duke shtuar se Petkoviq me deklaratat e tij të till ka kulmuar në vizitën e fundit në inaugurimin e të ashtuquajturit “universitetet” në Mitrovicë të Veriut.

“Z. Petkoviq, në rolin e tij si drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ashtu edhe si kryenegociator i palës serbe, ka ofruar në vazhdimësi garancione që vizitat e tij në Kosovë do t’i organizojë duke shmangur në tërësi provokimet dhe deklarimet eventuale nxitëse”.

“Në kundërshtim me obligimin e marrë dhe zotimin që do të përmbahet nga deklaratat provokuese dhe nxitëse të urrejtjes, ai në vazhdimësi në tri vizitat e fundit haptazi ka përdorur gjuhë të urrejtjes dhe nxitëse, duke kulmuar në vizitën e fundit në inaugurimin e të ashtuquajturit “universitetet” në Mitrovicë të Veriut. Për më tepër, ai nuk e ka paralajmëruar këtë aktivitet tek pala kosovare. Bazuar në këtë, Qeveria e Republikës së Kosovës nuk i ka lejuar hyrjen në Kosovë për datat 3-4 shtator 2021 atij, teksa për pjesën tjetër të delegacionit ka miratuar hyrjen”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Të ngjashme