MPJD: Tre kosovarë që gjenden në Afganistan janë në gjendje të mirë

Prishtinë | 16 Gus 2021 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), bën të ditur se deri në mesditën e së hënës, MPJD është në kontakt të drejtpërdrejt me tre shtetas dhe po angazhohet për t’ju dalë në ndihmë.

Në njoftimin për media thuhet se ata janë në gjendje të mirë dhe nuk janë të rrezikuar.

“MPJD është duke vazhduar angazhimin intensiv edhe gjatë ditës së sotme për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës që ndodhen në Afganistan me qëllim të largimit sa më të shpejt nga atje”, thuhet më tej.

MPJD-ja u bënë thirrje të gjithë shtetasve tanë në Afganistan që të lajmërohen në linjën emergjente me numër +383 45 492 316, për të marrë sa më parë udhëzimet dhe ndihmën e duhur.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që së bashku me partnerët ndërkombëtar të ofroj të gjitha mjetet në dispozicion deri në evakuimin e të gjithë shtetasve tanë nga Afganistani”.

Të ngjashme