Muaji i përçarjeve politike

Prishtinë | 17 Dhj 2017 | 08:43 | Nga

Kontesti rreth kufirit me Malin e Zi ka shpërfaqur më së qarti kufijtë që i ndajnë subjektet politike përbrenda koalicionit, por edhe ato të opozitës. Për këtë temë asnjëri kamp nuk flet me një zë, shkruan sot “Koha Ditor”.

Por nuk është kjo një temë e vetme. Për një numër çështjesh, përçarje jo të vogla vërehen midis subjekteve kryesore që tani përbëjnë pushtetin.

AAK-ja e Nisma iu bashkuan PDK-së pas një armiqësie të demonstruar me të në mandatin e shkuar dhe të tillat nuk janë pushuar edhe tash kur ndodhen në koalicion. Kur ato janë bashkuar, pajtimin e kanë mbërritur vetëm për postet qeveritare.

Ngjashëm sikurse AAK-ja e Nisma, marrëveshjen e demarkacionit nuk e mbështet edhe Lista Serbe, parti kjo kryesore në pushtet nga radhët e komuniteteve pakicë. Kjo listë mban peng edhe formimin e ushtrisë dhe një numër ligjesh, përfshirë atë për arsimin e lartë, ngaqë “veto” si në procesin e votimit të ndryshimeve kushtetuese, e po ashtu edhe të një numri ligjesh.

Dy partitë opozitare, LVV e LDK, përbëjnë grupet më të mëdha parlamentare. Kundër Qeverisë ato nuk flasin me një zë, dhe bashkëpunimi mes tyre shihet i vështirë pikërisht për shkak të hatërmbetjeve prej mandatit të shkuar. Të dyja harxhojnë energji kundër njëra-tjetrës thuajse në proporcion të njëjtë me energjinë që e shpenzojnë kundër Qeverisë.

Krahas kësaj, jo të vogla janë edhe çarjet brenda vetë subjekteve politike. E fundit është shfaqur në LVV, “flamë” të cilën e kanë përjetuar më përpara edhe LDK-ja e PDK-ja.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme