Murati për vjedhjen e 2 milionë €: Kjo Qeveri po trimëron hajnat, të shkojë në shtëpi

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 15:24 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me skandalin e vjedhjes së më shumë se 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë dhe presin që mocioni i iniciuar nga VV-ja të marr mbështetje edhe nga deputetët e tjerë.

Sipas tij, kjo Qeveri po trimëron hajnat, prandaj edhe duhet të shkojë në shtëpi.

“Po na rikthen realitetin ku krimi nuk ndëshkohet por merr zemër. Por kur kemi mendësi të tillë qeverisë së ndodhin këso gjera”.

“Në një qeverisje të tillë të kapur nga krimi i organizuar ndodhin ngjarje të tilla. Ne si VV kemi iniciuar mocion votëbesimi dhe presim që të votohet në mënyrë që të kthehet shpresa e normaliteti”.

“Ne ende nuk i kemi informatat se si ka ndodhur vjedhja. Por besoj që duhet hetuesit dhe prokuroria ta zbardhnin. Këtu kemi të bëjmë më guxim që atij personi ja garanton dikush. Njëjtë si në të kaluarën që ka ndodhë”.

“Kërkojmë që tërë kjo Qeveri të shkoj në shtëpi. Kemi të bëjmë më mendësi të atillë që trimëron hajnat”.

Murati foli edhe për vjedhjen në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, ku tha se kemi të bëjmë me një vjedhje fizike në një objekt ku ruhet nga Policia e Kosovës, raporton EO.

“Sot e kemi edhe lajmin tjetër të vjedhjes fizike të AUK në një ndërtesë që ruhen nga Policia. Kjo trimëri është shkaktuar nga veprimet që rikthejnë ngjarjet kaotike në vend. Pra çdo ditë që humb Kosova me këtë qeveri ilegalë ka humbje për vendin”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme