Muhamet Hamiti: Koha e fletërrufeve kundër LDK-së

Prishtinë | 19 Pri 2020 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së njëherësh profesor në UP, Muhamet Hamiti, ka shkruar se disa media janë shndërruar në makineri propagandistike në mbrojtje të partisë në pushtet.

Sipas tij, të njëjtat media pastaj po i sulmojnë gjithë të tjerët që s’janë me partinë që po udhëheq Qeverinë.

“Makineri propagandistike në mbrojtje të partisë në pushtet dhe në sulm frontal ndaj të gjitha të tjerave, ndaj të gjithë kritikëve të Qeverisë. Kjo është media e pavarur e Kosovës? Jo! Ky eshtë agjitacion e propagandë, i njohur shkurt si Agjitprop”, ka shkruar Hamiti.

Ai ka shkruar edhe për disa tekste që janë botuar sot nëpër disa media të Kosovës ku bëhet thirrje për të ndalur veprimtaria e LDK’së dhe fshirë historinë e kësaj partie.

“Kolumnistë të gazetës ”Koha Ditore” godasin LDK-në, bëjnë thirrje për ndalimin e saj. 1. LDK-ja është parti e recidivistëve. “Po a nuk tha LDK qe 20 vjet se PDK-ja e ka përçarë e shkatërruar “partinë e rugovistëve”, që sot nuk është gjë tjetër veçse parti e recidivistëve?” 2. LDK-së do të duhej t’i ndalohej veprimtaria; përbën rrezik për sigurinë e shtetit. “LDK-ja e humbi shansin për t’u distancuar nga e kaluara e saj. Shansin që të dalë nga rreshti i partive që në shtete demokratike do t’u ndalohej veprimtaria meqë përbëjnë rrezik për sigurinë e shtetit”, ka shkruar Hamiti.

Të ngjashme