Muharremi nënshkroi udhëzimet administrative për licensimin e autoshkollave dhe instruktor shofer

Prishtinë | 05 Sht 2017 | 09:33 | Nga

Ministri në detyrë i Infrastrukturës Hanefi Muharremi nënshkroi dy udhëzime administrative, për licensimin e autoshkollave dhe për instruktor shofer.

Udhëzimi administrativ me nr.20/2017, për licensimin e autoshkollave ka për qëllim të përcaktoj kushtet dhe kriteret që duhet t’i plotësoj Auto Shkolla për licensim, përtitje të licensës, pezullim dhe revokim të licensës.

Ndërsa, udhëzimi administrativ për instruktor shofer, 19/2017, përcakton kushtet dhe mënyrën e dhënies së provimit për licensim të instruktor shoferit, lëshimin e licensës të drejtat dhe detyrat e instruktor shoferit, mbajtjen e evidencës për dhënien e provimit si dhe planprogramin.

Këto dy udhëzime administrative, hyjnë në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga ana e ministrit të Infrastrukturës.​

Të ngjashme