Muhaxheri: Albini sot nuk e mbrojti UÇK-në, por e ka nuhatur rënien e mbështetjes qytetare

Prishtinë | 15 Nën 2020 | 19:49 | Nga Ekonomia Online

Arton Muhaxheri, zyrtar i PDK-së, mendon se konferenca e sotme e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, ku ai doli në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe të arrestuarve të tjerë nga Gjykata Speciale, vjen pasi Kurti e ka nuhatur rënien e mbështetjes qytetare.

Muhaxheri ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Albini nuk do të jetë kurrë me UÇK-ne sepse e kaluara e tij në raport me luftën çlirimtare është pengesë për të ardhmen e tij politike.

Sipas tij, Kurti pas gati dy javë heshtjeje, sot bëri sot “një kapërcim të madh”…

Postimi i plotë i Muhaxherit:

Nga “Shko Hashim” deri në mbështetje të tij është një kapërcim i madh që sot e bëri Albin Kurti.

Ai sot nuk u doli në mbrojtje as Hashimit, as Kadrisë, as Rexhës as Jakupit dhe as UÇK-së se e ndjeu për ta bere atë, ai këtë e beri se e ka nuhatur rënien e mbështetjes qytetare.

Albini as dje, as sot dhe as nesër nuk është dhe nuk do të jetë me UÇK-ne sepse e kaluara e tij në raport me luftën çlirimtare është pengesë për të ardhmen e tij politike.

UÇK-ja është pasqyra ku Albini duket keq.

Të ngjashme