Muhaxheri: Duhet të na kthehet kryeparlamentari, ose të gjendet një zgjidhje tjetër

Prishtinë | 07 Jan 2020 | 22:22 | Nga Ekonomia Online

Gazmend Muhaxheri, anëtar i Kryesisë së LDK-së, ka thënë se është për marrëveshje me Vetëvendosjen.

Në një lidhje telefonike në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Muhaxheri ka thënë se Dega e LDK-së në Pejë është pro një marrëveshje dhe që partneri qeverisës të ketë qasje më serioze ndaj LDK-së.

Kryetari i Pejës dhe i Degës së LDK-së në këtë qytet ka thënë se presin një ofertë të re nga Vetëvendosje për të zëvendësuar kryeparlamentarin që ishte paraparë t’i takojë LDK-së.

“Do të duhet të bëhet një qeveri e balancuar. Duhet të na kthehet kryeparlamentari, ose të gjendet ndonjë zgjidhje tjetër. Duhet të negociohet në parime të barabarta”, tha ai.

Muhaxheri ka thënë se nuk janë humbur shpresat për një koalicion me Vetëvendosjen.

“Edhe qëndrimi i Kryesisë ka qenë që të mandatohet kryetari Mustafa me nënkryetarët që të arrihet një marrëveshje”, tha Muhaxheri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme