Muhaxheri: Është shumë e rëndësishme që të mos kemi të infektuar këto dy javët e ardhshme

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 08:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës se Pejës Gazmend Muhaxheri, në një lidhje direkte në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova, ka thënë që këto dy javë është shumë e rëndësishme që mos të kemi të infektuar me koronavirus.

Muhaxheri iu ka bërë apel të gjithë qytetarëve të Pejës të lëvizin sa më pak.

“Është shumë e rëndësishme që këto dy javë të mos ketë të infektuar. Është reduktuar stafi i komunës që punojnë. Është shtuar stafi në Qendra të Mjekësisë Familjare që të kujdeset për pacientët që kanë nevojë, sidomos për të moshuarit”.

Ai shtoi se ka mungesa të mjeteve mbrojtëse siç janë maskat, por që pritet të gjendet zgjidhja sot.

“Ka mungesa pak tek maskat, pro besoj që sot do të gjejmë zgjidhjen”.

I pari i Pejës theksoi se edhe për rastet sociale do të angazhohen të gjejnë ndonjë zgjidhje për të iu dalë në ndihmë.

Ai tha se edhe në Pejë ka pasur raste kur nuk është respektuar vendimi i Qeverisë për mbylljen e lokaleve.

“Do të shohim se si do të mund ta mbledhim Kuvendin. Dje ka pasur iniciativa për shpërndarjen e ndihmave, por që janë ndërprerë sepse ka qenë një numër të madh të njerëzve. Masat janë marrë nga Qeveria jo nga komuna, asnjë masë nuk është marrë nga komuna. Ne me inspektorat do të kontrollojmë. Ka thyerje të rregullave normal. Ne kemi dalë me maska edhe me dorëza, kemi mbajtur mbledhjen e Kuvendit. Ne si familje, familja ime jemi të izoluar lëvizim shumë pak “. Ai iu bëri thirrje qytetarëve të Pejës që të lëvizin sa më pak.

Të ngjashme