Muhaxheri: Kurti mashtroi edhe fëmijët e Kosovës

Prishtinë | 05 Kor 2021 | 21:24 | Nga Ekonomia Online

I ftuar në emisionin e pasdites në “Syri Tv” me autore Armela Ferku zyrtari i PDK-së, Arton Muhaxheri, ka folur për njëqind të qeverisjes së Albin Kurtit, ku në mesin e shumë dështimeve brenda këtyre ditëve ka numëruar edhe si dështim edhe mos dhënien e shtesave për fëmijët e Kosovës që e kishte edhe premtim elektoral.

Në mes tjerash, Muhaxheri theksoi se ajo qeveri që i mashtron fëmijët nuk ka perspektivë.

“Kurti këtë e bëri, i mashtroi edhe fëmijët e Kosovës”, tha Muhaxheri.

Të ngjashme