Muhaxheri: LDK-ja s’iu frikësua zgjedhjeve të reja nëse Vjosa Osmani s’do të bëhej presidente

Prishtinë | 04 Maj 2021 | 21:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Pejës, njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.

I ftuar në Politiko të Kanal10, Muhaxheri tha se subjekti politik ku ai bën pjesë nuk iu ka frikësuar zgjedhjeve të reja, nëse nuk do të zgjedhej Vjosa Osmani presidente.

Ai tutje shtoi se LDK-ja ka bërë veprim të mirë që ka qëndruar në sallë ditën kur u votua Osmani si shefe e shtetit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk iu frikësua zgjedhjeve të reja. Qëndrimi në sallë për Osmanin, ishte vendim i duhur”, tha ai.

Mes tjerash, Muhaxheri tha se vullneti i popullit ishte që Vetëvendosja të qeverisë me vendin, si dhe sipas tij “duhet të shohim se si do të qeverisin”, për të gjykuar veprimet e tyre.

Të ngjashme