Muhaxheri: Qytetarët refuzuan ta lënë Pejën në duar të praktikantëve politikë

Prishtinë | 03 Nën 2021 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Nën kryetari i Degës së PDK-së në Pejë, Arton Muhaxheri tha se VV-ja ka pasur rënie të votave në këtë komunë.

“Vetëvendosje në Pejë me 14 Shkurt i ka marr gjithsejtë 23882 vota, ndërsa në zgjedhjet e 17 Tetorit i ka marr gjithsejtë 6913 vota dhe vetëm me pak se 8 muaj 16969 qytetarë kanë refuzuar ta votojnë VV-në në Pejë”, u shpreh ai.

“Për ata që nuk i kuptojnë numrat mund te ju them se qytetarët e Pejës refuzuan ta lënë Pejën në duar të praktikantëve politik”, shkruan Muhaxheri.

Të ngjashme