Muhaxhiri: Dorëheqja e Haradinajt është lajm i gëzueshëm për Vuçiqin

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Sociologu dhe analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka thënë se dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit të Kosovës është një lajm i gëzueshëm për Presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, për shkak se ka qenë lideri i parë kosovar që ka krijuar një rezistencë të hapur ndaj Serbisë.

Muhaxhiri këto komente i ka bërë në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, duke shtuar se tani pas ftesës së Haradinajt për intervistim nga Gjykata Speciale, asnjë lider politik nuk do ta ketë një natë të qetë.

“Unë mendoj se dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit është lajm i gëzueshëm për Aleksandër Vuçiqin. Kjo për shkak se Haradinaj ka qenë lideri i parë që ka krijuar një rezistencë të hapur dhe kaq të gjatë ndaj Serbisë”.

“Tani pala serbe është e sigurt se çdokush që vjen pas tij, do të jetë më i hapur për kompromise dhe më i butë për çështjen e dialogut”.

“Sonte asnjë lider politik nuk do ta ketë një natë të qetë. Prej këtij momenti fillojnë kalkulimet dhe do të ketë shumë presion për këdo që e merr qeverisjen e ardhshme. Gjithashtu do të jetë e vështirë për një Kryeministër të ardhshëm që ta heqë taksën prej 100 për-qind ndaj produkteve me origjinë serbe”.

Të ngjashme