Muhaxhiri: Kjo marrëveshje në Washington është “Provë Gjenerale”

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 19:41 | Nga Ekonomia Online

Marrëveshja e sotme është një hap i madh dhe parapërgatitje për “Marrëveshjen Finale”, që do të jetë “historike”.

Kështu ka thënë analisti politik, Artan Muhaxhiri, i cili ka theksuar se ideja e bisedave për çështje ekonomike është ‘gjetje e jashtëzakonshme’.

“Edhe do të shënohet progres në bisedime – me zotime konkrete financiare me anë të të cilave priten përmirësime në jetët e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë, mirëpo edhe do të shërbejë si indikator – posaçërisht për palën serbe – që ta përgatisë opinionin e atjeshëm për domosdoshmërinë e gjetjes së ndonjë formati të pranueshëm për njohjen e shtetësisë së Kosovës”.

“Nuk ka marrëveshje të përsosur dhe natyrisht që duhen bërë kompromise, por kryesorja është që këto kompromise të mos e dëmtojnë shtetin e Kosovës në aspektin afatgjatë”, ka thënë Muhaxhiri në Speciale në Klan Kosova.

“Jam i bindur që marrëveshja është balancuar në nivelin e nuancave më të detajshme”.

Të ngjashme