Muhaxhiri: Konflikti nuk i konvenon as Hashim Thaçit as Kadri Veselit

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 19:08 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka thënë se përplasjet e fundit në mes të presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, nuk i shërbejnë asnjërit politikisht.

“Me këtë konflikt do të dobësohet baza elektorale e PDK-së dhe do të zvogëlohet përqindja në zgjedhjet e ardhshme. Ideja është që nuk i konvenon asnjërit, sepse PDK është burimi i fuqisë politike të Hashim Thaçit. Edhe si president edhe çfarëdo qoftë, fuqia e tij do të varet nga PDK”, ka thënë Muhaxhiri.

“Edhet dobësimi i Veselit e dobëson bazën e PDK-së dhe rrjedhimisht edhe Thaçin, nëse nuk lokalizohet ky konflikt. Tani është edhe çështje e egove, të dy kanë ego të madhe politike. Veseli mendon se ka të drejt morale që të përkrahet në postim e kryetarit të PDK sepse ka kontribuuar nga prapajiva, por edhe Thaçi nuk dëshiron që të largohet tërësisht nga ndikimi në parti”, është shprehur Muhaxhiri në Info Magazine.

Për paralajmërimin se ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri do të japë dorëheqje dhe deklaratën e sotme të Veselit, se kjo mund të ndodhë vetëm me bekimin e tij dhe të partisë, Muhaxhiri është shprehur: “Veseli sot nuk foli për Tahirin por për Thaçin. Fjalët ishin të drejtuara për Thaçin”.

Të ngjashme