Muja: Nuk ka ndërmarrje që nuk e kemi gjet në borxh, mospagesa në veri është vendim i qeverive të kaluara

Prishtinë | 09 Shk 2022 | 13:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se Kosova është në krizë energjetike dhe se nuk ka qeveri që e dëshiron të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se vendimi që veriu të mospërfshihet në rritje të faturave është marrë në vitin 2014.

“Nuk ka qeveri që e dëshiron rritjen e çmimit të energjisë. Por gjendemi në krizë energjetike. Kosova i ka shpëtuar viti 2021. Ky vendim nuk afektohet nga rritja e çmimit të energjisë. Sa i përket veriut. Vendimi që veriu të përjashtohet është marrë në vitin 2014. Në vitin 2017 ZRRE e partitë në pushtet e ka vendos KOSTTi për pagesën e rrymës në veri. E kemi gjet këtë situatë që e keni shkaktuar një situatë të tërë. Nuk ka ndërmarrje që nuk i kemi gjet në borxh. Reciprocitet për targa është agjenda e zotëri Kurti”, ka thënë Muja.

Të ngjashme