Muja: Numri i vajzave që po regjistrojnë biznese është rritur në 18 % vitin e fundit

Prishtinë | 07 Mar 2022 | 16:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Armend Muja, në debatin parlamentar lidhur me pabarazinë gjinore të grave në shoqëri, ka thënë se barazia ka dështuar në institucionet private, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se falë vendimeve të Qeverisë Kurti, numri i vajzave që kanë regjistruar biznes viteve të fundit ka shkuar në 18 për qind.

“Pabarazia politike nganjëherë ndeshet me pabarazi ekonomike. Bizneset 18 për qind janë në pronësi të grave, pjesa tjetër janë burrat. Banka Qendrore tregon se 24 për qind e kartelave debit janë të grave, ndërsa 76 për qind janë të burrave”.

“Mendoj se Qeveria Kurti ka marr disa vendime të rëndësishme. Numri i vajzave që po regjistrojnë biznese ka kaluar në 18 për qind vitin e fundit”, ka thënë Muja.

Të ngjashme